volejbolli avancon video challenge zyrtarisht ne garat elite 69425e16a574d

​Volejbolli avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

December 17, 2025
1 minut lexim

Federata e Volejbollit e Kosovës është pajisur zyrtarisht me sistemin modern Video Challenge, duke shënuar një moment historik për zhvillimin e volejbollit në vend. Me këtë investim, FVK bëhet federata e parë në rajon që implementon këtë teknologji të avancuar në garat elite, një hap i rëndësishëm drejt standardeve bashkëkohore të sportit ndërkombëtar.

Sistemi Video Challenge mundëson rishikimin e aksioneve vendimtare gjatë ndeshjeve, duke rritur ndjeshëm saktësinë e vendimeve të gjyqtarëve, transparencën dhe drejtësinë sportive. Përdorimi i tij pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e ndeshjeve dhe në besueshmërinë e garave të nivelit të lartë që zhvillohen në Kosovë.

Ky projekt është realizuar falë financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa sistemi do të përdoret në ndeshjet më të rëndësishme të volejbollit kosovar.

Me këtë hap strategjik, Federata e Volejbollit e Kosovës vazhdon të konfirmojë përkushtimin e saj ndaj inovacionit, zhvillimit dhe rritjes së vazhdueshme të cilësisë së volejbollit në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi i dates 17 dhjetor 2025 69424b133f4c8
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi i datës 17 dhjetor 2025

maqedonci jep detaje per blerjen e sistemeve moderne te artilerise nga shba 69425f1e1cab1
Lajmi i radhës

Maqedonci jep detaje për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë nga SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë