volejboll per femra 23 vite pritje italia shpallet kampione e botes azzuret mposhtin turqine 68beb0e5915db

Volejboll për femra/ 23 vite pritje, Italia shpallet kampione e Botës, azzuret mposhtin Turqinë

September 8, 2025
1 minut lexim

23 vite pas arit të Berlinit, vajzat e Italisë në volejboll ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit në Botëror, falë fitores së 36-të radhazi, padyshim më e bukura dhe ndër më të vuajturat.

Sepse vajzat “azzurre” kaluan dy herë në avantazh dhe po aq herë pësuan “blackout”-e, që i kthyen turket në lojë, të cilat shpërthyen me një Vargas të papërmbajtshme në disa momente. Por sulmuesja e jashtëzakonshme kubane e natyralizuar turke u neutralizua në “tie-break”-un vendimtar, ku Orru dhe shoqet gjetën vazhdimësinë në bllok që iu kishte munguar në katër setet e para dhe që bëri diferencën.

Italia fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të volejbollit për femra. Në Bangkok (Tajlandë), vajzat e Velasco-s përsëritën suksesin e vitit 2002, duke mundur në një finale shumë të ekuilibruar Turqinë e drejtuar nga Daniele Santarelli me rezultatin 3-2 (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8). Shumë të afta vajzat “azzurre” që nuk u demoralizuan përballë një Vargas-i të papërmbajtshëm (33 pikë) dhe bënë diferencën në “tie-break”-un vendimtar me katër blloqe radhazi, i fundit nga Sylla (19 pikë). Shënuesja më e mirë e vajzave italiane ishte Egonu (22), duke qenë absoultisht lojtarja lider tek azzurret e teknikut Velasco.

“Mitike” dhe “Heroike” ishin titujt kryesor të dy të përditshmeve italiane “La Gazzeta dello Sport” dhe Corriere dello Sport, me triumfin e kombëtares italiane që pushtoi faqet e para të mediave në Itali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha reagon per atentatin mafioz me dy viktima qytetin po e sundojne bandat 68beb0e14141b
Lajmi i mëparshëm

Berisha reagon për atentatin mafioz me dy viktima: Qytetin po e sundojnë bandat

rritet numri i vizitoreve ne kosove 68beb0e7be683
Lajmi i radhës

​Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë