vodhi disa banesa e markete ne borsh arrestohet 30 vjecari 68bc00d58a0c5

Vodhi disa banesa e markete në Borsh, arrestohet 30-vjeçari

September 6, 2025
1 minut lexim

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës, ndërsa një tjetër është në kërkim për disa vjedhje në zonën e Borshit. Sipas policisë 30-vjeçari akuzohet për vjedhjen e parave dhe sendeve personale në disa banesa si edhe për vjedhjen e produkteve nga marketet në vlera të kosniderueshme.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:

Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:

Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;

Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;

Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;

Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volksëagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas shpresave te humbura ne cair dhe tetove aki me perpjekje te fiton ne krusheve 68bbfeceaa836
Lajmi i mëparshëm

Pas shpresave të humbura në Çair, dhe Tetovë, AKI me përpjekje të fiton në Krushevë !

peshtyma ne finale i kushton shtrenjte luis suarez e peson keq ne amerike 68bc01349fb19
Lajmi i radhës

Pështyma në finale i kushton shtrenjtë, Luis Suarez e pëson keq në Amerikë

Të fundit nga

Big Mama ka dy fjalë për Londrimin

Këngëtarja e njohur Big Mama ka reaguar publikisht për Londrim Mekaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një moment të Londrimit, ku shihet i veshur me kostum
ShkoLartë