vmro miraton vendime kyce ne prag te kongresit te 6 dhjetorit 691847cf61cef

VMRO miraton vendime kyçe në prag të Kongresit të 6 dhjetorit

November 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 nëntor – Dje, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e rregullt që do të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar. Është miratuar vendimi për zgjedhjen e mbi 800 delegatëve, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Gjorgjia Sajkoski, është autorizuar të përcaktojë listën përfundimtare në përputhje me statutin e partisë. Po ashtu, është formuar edhe komisioni organizativ për përgatitjen e Kongresit.

Komiteti ka marrë vendim për shkarkimin e Ilija Stoilev nga funksioni i kryetarit të Komitetit Komunal në Sveti Nikollë për shkak të një rasti të keqpërdorimit të mjeteve financiare. Gjithashtu, është shkarkuar edhe Goce Stoilovski nga Komiteti Komunal në Maqedonska Kamenicë.

Në mbledhje është diskutuar edhe për rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, në të cilat VMRO-DPMNE arriti fitore bindëse. Nga partia theksojnë se ky rezultat sjell përgjegjësi shtesë për realizimin e premtimeve ndaj qytetarëve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen aki ende ne heshtje zgjedhore 691840b7960f6
Lajmi i mëparshëm

VLEN: AKI ende në heshtje zgjedhore!

transportonte emigrante te paligjshem arrestohet 43 vjecari ne shkoder 691849daaebf6
Lajmi i radhës

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

Të fundit nga

Rënie shiu në Manastir, vërshohen disa rrugë

Sasitë e mëdha të shiut që ranë në Manastir këtë pasdite shkaktuan probleme në funksionimin normal të pjesëve të qytetit, informoi Komuna e Manastirit dhe konfirmoi se ekipet nga NP “Niskogradba” Manastir

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme tashmë është hapur për konsultim publik. Sipas saj,
ShkoLartë