vlore gjendet arma e zjarrit e perdorur nga 17 vjecarja ne tentativen per vetevrasje 6878fcb1c56cd

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

July 17, 2025
1 minut lexim

Policia e Vlorës ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në ngjarjen tragjike të ndodhur më 14 korrik 2025, në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas njoftimit zyrtar, arma e llojit pistoletë u gjet pranë banesës së gjyshërve të të miturës, në një vend ku grumbulloheshin materiale të ndryshme shtëpiake. Ajo ishte fshehur brenda një qeseje plastike. Sekuestrimi i saj u bë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arma tashmë do t’i dorëzohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime balistike dhe gjurmësh, në funksion të dokumentimit të plotë të rastit dhe konfirmimit të përdorimit të saj nga e mitura.

Materialet procedurale shtesë i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, 17-vjeçarja vijon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve, pasi mbeti e plagosur rëndë nga të shtënat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VISAR GANIU
Lajmi i mëparshëm

Ganiu: Çairi përfiton 17 projekte zhvillimore nga qeveria VLEN për vitin 2025 (FOTO)

kapiteni drejt operimit barcelona e nxjerr jashte planeve 6878fd28dcd90
Lajmi i radhës

Kapiteni drejt operimit, Barcelona e nxjerr jashtë planeve

Të fundit nga

ShkoLartë