gjendet trupi i dekompozuar i nje gruaje ne kocan prokuroria jep detaje 69bf1e58532c7

Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në Koçan, Prokuroria jep detaje

March 22, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje rrëqethëse ka alarmuar sot autoritetet dhe banorët e komunës së Zërnocit, në rajonin e Koçanit. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur paraditen e sotme, rreth orës 10:40, në afërsi të Lumit të Zërnocit, në vendin e quajtur “Goshevski Orev”.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme (Sektori për Punë të Brendshme Shtip).

Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në fazë të dekompozimit. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore e Koçanit për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Dyshimet e para janë për vrasje dhe dhunë ekstreme.

Prokuroria ka njoftuar se trupi është dërguar menjëherë për obduksion (autopsi) për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe kohën kur ka ndodhur ngjarja. Deri në këto momente, viktima mbetet e paidentifikuar.

”Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur vdekja,” deklaruan nga MPB për mediat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani sulmon serish emiratet e bashkuara arabe 69bf1873594ae
Lajmi i mëparshëm

Irani sulmon sërish Emiratet e Bashkuara Arabe

Lajmi i radhës

U përfol nga ish i dashuri se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për fytyrën, rrëfehet aktorja e njohur: Ja si qëndron e vërteta

Të fundit nga

ShkoLartë