vlera e monedhes se projektit kripto te sam altman ra me 10 perqind pas shkarkimit te tij nga openai 655b7494eb2c2

Vlera e monedhës së projektit kripto të Sam Altman ra me 10 përqind pas shkarkimit të tij nga OpenAI

November 20, 2023
1 minut lexim

Sam Altman, tashmë ish-CEO i OpenAI, është larguar nga kompania për të marrë një rol pranë Microsoft. Megjithatë pyetje janë ngritur në lidhje me rolin e tij në entitete të tjera si Worldcoin, një projekt kripto që ai bashkëthemeloi.

Menjëherë pas lajmeve për shkarkimin e tij, WLD, ra me 13 përqind ditën e Premte në 1.91 dollarë ndërsa tashmë është rikthyer afro niveleve të mëparshme prej 2.42 dollarë.

Projekti kripto i Altman ngriti 115 milionë dollarë investime në Maj përmes një Seri C udhëhequr nga Blockchain Capital. Në Mars u raportua se Altman ishte në bordin e Worldcoin por nuk ishte i përfshirë në operacionet ditore të kompanisë.

Worldcoin merr përdorues duke skanuar iriset përmes Orb-it të tij, i cili më pas u cakton përdoruesve një “kod iris” ose “World ID” që u jep atyre akses në aplikacionin e projektit dhe u siguron atyre “një pasaportë dixhitale”.

Projekti ju jep atyre që regjistrohen rreth 25WLD shpërblim, një praktikë që është konsideruar shfrytëzuese. Në Gusht disa vende Afrikane bllokuan projektin nga skanimi i irisit të njerëzve. Worldcoin është përballur me reagime nga kritikët, të cilët pretendojnë se kompania synon ekonomitë në zhvillim.

Ka më shumë se 2.4 milionë “njerëz unikë” në Worldcoin dhe në shtatë ditët më të fundit janë krijuar rreth 53,800 llogari të reja dhe ka pasur mbi 59,000 transaksione ditore me portofol, sipas faqes së internetit të kompanisë.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

gjate 24 oreve nga prokurorite jane ndaluar 5 persona 655b6bab657f1
Story i mëparshëm

Gjatë 24 orëve nga prokuroritë janë ndaluar 5 persona

shoqata palestineze izraeli ka burgosur 880 femije palestineze kete vit 655b750ca4597
Story i radhës

Shoqata palestineze: Izraeli ka burgosur 880 fëmijë palestinezë këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë