vlen urime koalicionit shqiptar per rezultatin e arritur pershendesim ndryshimin politik ne serbi 6adf0c207fb05

VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi

October 26, 2026
1 minut lexim

VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon se shqiptarët arrijnë më shumë kur bashkohen rreth interesit të përbashkët.

“Përshëndesim ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Presim që qeveria e re të formohet sa më shpejt, të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. Me Vuçiqin në opozitë, duhet të marrë fund praktika e represionit shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Po ashtu, presim që ndryshimi në Beograd të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe të forcojë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit, me synim integrimin në Bashkimin Evropian.

Shpresojmë që qeveria e re e Serbisë të gjejë forcën dhe vullnetin politik për dialog e bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Një dialog mes të barabartëve, që duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy shteteve të pavarura“, thonë nga VLEN.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dj dagz humb personin e zemres 6adf0b9010add
Lajmi i mëparshëm

Dj Dagz humb personin e zemrës

Të fundit nga

Dj Dagz humb personin e zemrës

Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhur sot në familjen e tij. Ai ka bërë të ditur se babai i tij, i cili ishte

Trump: Marrëveshje me Iranin ose shkatërrim ushtarak

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin: arritjen e një marrëveshjeje diplomatike ose përfundimin e konfliktit përmes forcës ushtarake. Në një
ShkoLartë