vlen te perkushtuar ne sferen e arsimit ne berlin u hap klasa e pare per mesimin e gjuhes shqipe 68866bc602932

VLEN: Të përkushtuar në sferën e arsimit, në Berlin u hap klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe

July 27, 2025
1 minut lexim

“Për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë”, ka informuar koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes VLEN.

“Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri pa histori. Dhe nuk ka histori që jeton pa gjuhën që e mban gjallë.

Ky sukses dëshmon edhe njëherë përkushtimin tonë të palëkundur për t’u qëndruar pranë bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen dhe për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë qasje në mësim në gjuhën e nënës, një e drejtë e patjetërsueshme dhe një pasuri kombëtare.

Ky nuk është një hap simbolik, është fitore kulturore, emocionale dhe politike për të gjithë shqiptarët në mërgatë, që për dekada kanë pritur këtë ditë. Sot, Shqipja nisi të jehonë edhe në bankat shkollore të Berlinit sepse VLEN për mërgatën, VLEN për fëmijët tanë, VLEN për të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump ndan lajmin shba dhe be arriten nje marreveshje tregtare 68866b4e46dec
Lajmi i mëparshëm

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

prishen qetesine e punuan jashte orarit gjobiten disa lokale ne prishtine 68866c3d79781
Lajmi i radhës

Prishën qetësinë e punuan jashtë orarit , gjobiten disa lokale në Prishtinë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë