trump ndan lajmin shba dhe be arriten nje marreveshje tregtare 68866b4e46dec

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

July 27, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë detaje nga takimi që zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.



Trump bëri me dije se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, dhe e quajti atë si më të madhen marrëveshje tregtare ndonjëherë ndërmjet dy palëve.

Sipas Trump, tarifat që do të vendosen për produktet evropiane që eksportohen në SHBA do të jenë 15%, ndërsa tarifat për çelikun dhe aluminin do të mbeten të paprekura.

Në kuadër të marrëveshjes, Bashkimi Evropian do të blejë nga SHBA-ja armatim dhe energji me vlerë 150 miliardë dollarë, si dhe do të kryejë investime në vlerë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara.

“Urime për këtë marrëveshje”, theksoi Trump.

Nga ana e saj, Ursula von der Leyen u shpreh se kjo marrëveshje tregtare do të sjellë stabilitet në marrëdhëniet ekonomike mes dy palëve.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne kalase te delvines flaket perparojne drejt zones se banuar 68866a227eee5
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

vlen te perkushtuar ne sferen e arsimit ne berlin u hap klasa e pare per mesimin e gjuhes shqipe 68866bc602932
Lajmi i radhës

VLEN: Të përkushtuar në sferën e arsimit, në Berlin u hap klasa e parë për mësimin e gjuhës shqipe

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë