image 201

VLEN: Studeniçani meriton zhvillim dhe qeverisje të ndershme, mbështetje për Sadikun

October 28, 2025
1 minut lexim

Sot, përfaqësuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan një takim miqësor dhe konstruktiv me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun.

Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për planet zhvillimore të Studeniçanit dhe mundësitë që hapen për këtë komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror.

VLEN dhe kandidati Sadiku ndajnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Karshiakës, për investime të reja, përmirësim të infrastrukturës dhe ndërtimin e një komune moderne e të qëndrueshme.

Kandidati Azem Sadiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e VLEN-it dhe u zotua se do të vazhdojë projektet e filluara dhe do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve të Studeniçanit.

VLEN mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të gjerë me të gjithë ata që ndajnë vlerat e transparencës, zhvillimit dhe qeverisjes së ndershme, në mënyrë që çdo komunë shqiptare të bëhet histori suksesi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

familja ne frike per britney spears te gjithe duan me te miren per te por ajo po merr vendime te keqija 6900b472c81fb
Lajmi i mëparshëm

Familja në frikë për Britney Spears: Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po merr vendime të këqija

BDI LOGO GAZETA MK
Lajmi i radhës

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

Të fundit nga

ShkoLartë