vlen shkolla eshte rruga drejt endrrave suksese per nxenesit dhe mesimdhenesit 68b56800c81a6

VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit

September 1, 2025
1 minut lexim

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje. Ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit tonë.

Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë, prandaj me përkushtim dhe punë të pandalshme jemi të vendosur që të krijojmë kushte më të mira për shkolla cilësore, për mësimdhënie bashkëkohore dhe për një rini të përgatitur të përballojë sfidat e së ardhmes.

Këtë vit kemi ndërmarrë hapin e parë konkret me masën “Shporta shkollore”, e cila ul çmimet e mjeteve shkollore dhe lehtëson barrën e prindërve. Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon ta bëjë arsimin më të qasshëm, më të drejtë dhe më cilësor për të gjithë.

Ju urojmë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije e buzëqeshje!

Urime e mbarësi për nxënësit tanë

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akoma pa filluar fushata zyrtarisht rezultati eshte i qarte cairi njezeri per izet mexhitin 68b5675218e5d
Lajmi i mëparshëm

Akoma pa filluar fushata zyrtarisht rezultati është i qartë, Çairi njëzëri për Izet Mexhitin!

pese te arrestuar ne tirane u kapen ne flagrance duke vene baste ne lokal 68b569547c5d5
Lajmi i radhës

Pesë të arrestuar në Tiranë, u kapën në flagrancë duke vënë baste në lokal

Të fundit nga

ShkoLartë