vlen ringjallem shpirtin e marreveshjes se ohrit me ligjin per perfaqesim te drejte 689c4e8e4da90

VLEN: Ringjallëm shpirtin e Marrëveshjes së Ohrit me ligjin për përfaqësim të drejtë!

August 13, 2025
1 minut lexim

Sot shënojmë 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjen që i dha fund konfliktit dhe i hapi rrugën barazisë së qytetarëve në këtë vend.

Kjo marrëveshje është rezultat i sakrificave të mëdha të atyre që luftuan për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar, bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët me guxim e vendosmëri ngritën zërin dhe pushkën për të mbrojtur të drejtat tona.

Pas më shumë se dy dekadash, ne si VLEN arritëm të realizojmë hallkën kyçe të kësaj marrëveshjeje, Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Ky ligj garanton që shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi të kenë vendin e tyre të merituar në institucionet shtetërore.

Ky nuk është vetëm një akt ligjor, është kurorëzimi i një sakrifice historike. Është dëshmi se gjaku dhe mundi i atyre që besuan në barazi nuk kanë shkuar kot.

VLEN do të vazhdojë ta mbrojë dhe ta çojë përpara çdo frymë të Marrëveshjes së Ohrit, duke ndërtuar një shtet të drejtë, të barabartë dhe me dinjitet për të gjithë. Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan dhe u flijuan për këtë rrugë!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

24 vjet nga marreveshja e ohrit 689c4e5203890
Lajmi i mëparshëm

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

VLEN BUJAR OSMANI GAZETA
Lajmi i radhës

VLEN: Nga “PACIENTI” te milionat e tenderëve, dosja e errët e Bujar Osmanit!

Të fundit nga

ShkoLartë