vlen rikthehet funksionaliteti i plote i komitetit per marredhenie mes bashkesive hap i ri per fuqizimin e marreveshjes se ohrit 6a0760e26c5a1

VLEN: Rikthehet funksionaliteti i plotë i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, hap i ri për fuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit

May 15, 2026
1 minut lexim
Për vite me radhë, Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive është lënë në margjinë. Është defaktorizuar nga qasjet e BDI-së. Roli i tij është zbehur. Ka humbur peshën reale në vendimmarrje, edhe pse buron nga Marrëveshja e Ohrit.
Sot kjo ndryshon. Në krye të Komitetit është zgjedhur deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi. Ai do t’i prijë një faze të re. Një faze me funksion të plotë dhe përgjegjësi të qartë institucionale.
Komiteti nuk do të jetë më formalitet. Do të jetë organ aktiv. Ai do të jetë mekanizëm funksional, me vendimmarrje të gjallë dhe me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës, arsimin dhe kulturën, duke garantuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimit të Badinterit.
VLEN i jep fund qasjes së neglizhimit institucional. Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të zbatohet me seriozitet të plotë. Barazia institucionale nuk do të mbetet më vetëm në letër.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kallezimi penal ndaj 43 vjecarit nga tetova sulmoi me send te forte nje 63 vjecar ne nje qender tregtare 6a07460cb5de0
Lajmi i mëparshëm

Kallezimi penal ndaj 43-vjeçarit nga Tetova: Sulmoi me send të fortë një 63-vjeçar në një qendër tregtare

renie e shitblerjes se produkteve bujqesore ne maqedonine e veriut 6a07622db7fa9
Lajmi i radhës

Rënie e shitblerjes së produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë