vlen per 35 vjet studentet shqiptare e dhane jurisprudencen ne maqedonisht ne po e ndryshojme kete 6af476aa4e139

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë!

November 11, 2026
1 minut lexim

Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në një konferencë për media ka komentuar vendimin që u mundëson studentëve shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për të drejtat e studentëve shqiptarë.

Elezi theksoi se, për 35 vite pas pavarësimit të shtetit dhe 58 vite pas miratimit të ligjit të parë për provimin e jurisprudencës, studentët shqiptarë nuk kanë pasur mundësi ta japin këtë provim në gjuhën e tyre amtare.

Ai rikujtoi se, për vite me radhë, studentët kanë ndjekur studimet në gjuhën shqipe, por në momentin e provimit të jurisprudencës janë detyruar ta përdorin gjuhën maqedonase.

Gjatë konferencës, Elezi drejtoi kritika edhe ndaj opozitës, duke e pyetur deputetin e BDI-së, Arbër Ademi, se në cilën gjuhë e kishte dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2016.

“Nëse edhe ju, si jurist shqiptar, jeni detyruar ta jepni provimin në maqedonisht, atëherë me çfarë të drejte sot dilni të flisni për patriotizëm dhe të mbani leksione për gjuhën shqipe, kur gjatë pushtetit tuaj 8 herë keni udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë?”, deklaroi Elezi.

Ai tha se, sipas VLEN-it, avancimi i të drejtave të shqiptarëve duhet të dëshmohet përmes vendimeve konkrete dhe jo vetëm përmes deklaratave politike.

“Ne nuk kemi ardhur për t’i trashëguar arsyetimet e pushteteve të kaluara. Kemi ardhur për t’i zgjidhur problemet që ato i lanë pas. Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një prej tyre. Dhe ky nuk do të jetë i fundit”, u shpreh përfaqësuesi i VLEN-it.

Në fund, Elezi uroi studentët shqiptarë, duke theksuar se mundësia për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe përbën një të drejtë që tashmë po merr rrugën e realizimit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

2
Lajmi i mëparshëm

Kostovski promovoi inspekcionin komunal në Butel, qytetarët mund të raportojnë parregullsitë

konjufca flet per ngecjet me bllokaden politike ska renie por ritem me te ngadalshem te reformave 6af477010cdaa
Lajmi i radhës

Konjufca flet për ngecjet me bllokadën politike: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave

Të fundit nga

ShkoLartë