2

Kostovski promovoi inspekcionin komunal në Butel, qytetarët mund të raportojnë parregullsitë

November 11, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se nga sot, 11 nëntor 2026, kanë nisur aktivitetet e inspekcionit komunal në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Kostovskit, ky shërbim është vendosur nga pushteti lokal me qëllim të ruajtjes së pastërtisë publike, mbrojtjes së hapësirave publike dhe pronës komunale, si dhe parandalimit të vandalizmit dhe sjelljeve të papërgjegjshme.

Sipas Kostovskit, inspektorët komunal do të jenë çdo ditë në terren, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Butelit.

Qytetarët që dëshirojnë të raportojnë probleme komunale apo parregullsi mund ta bëjnë këtë në numrin e telefonit 076 202 793

Nga Komuna e Butelit gjithashtu bëjnë të ditur se do të vazhdojnë aktivitetet për përmirësimin e pastërtisë, ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ruajtjen e pronës së përbashkët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prof avni nuhiu kujton gjashte vitet ne jabollcishten e eperme nga shume fshatra u beme nje ekip 6af45bcd63d1c
Lajmi i mëparshëm

Prof. Avni Nuhiu kujton gjashtë vitet në Jabollçishtën e Epërme: “Nga shumë fshatra, u bëmë një ekip!”

Të fundit nga

ShkoLartë