VLEN e vlerëson vendimin që i jep fund një problemi të trashëguar për dekada në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”, kaosit të krijuar nga dhënia me qira e hapësirave pa u rregulluar më parë statusi i tokës në Kadastër. Ajo që për vite ishte bllokuar në nyje administrative, tani zgjidhet me punë konkrete.
Brenda vetëm tre muajve, Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e ministrit Azir Aliu, përfundoi të gjithë procesin. U përgatitën elaboratet, parcelat u regjistruan zyrtarisht dhe u krijua baza ligjore që Ministria të nënshkruajë marrëveshjen me Qytetin e Shkupit.
Ky vendim hap rrugën për ndërtimin e një parkingu modern, funksional dhe dinjitoz, me kapacitete të mjaftueshme për nevojat reale të kampusit, përfshirë edhe garazhe shumëkatëshe, të planifikuara sipas standardeve bashkëkohore urbane. Për herë të parë, parkimi në kampus do të menaxhohet edhe përmes një zgjidhjeje softuerike inteligjente, që do të sigurojë rend, transparencë dhe efikasitet, aty ku ka munguar për më shumë se 30 vjet.
Kampusi “Nënë Tereza” nuk do të jetë më simbol i kaosit, por shembull se si problemet e vjetra zgjidhen me vizion, disiplinë institucionale dhe vendime të qarta. Ky është ndryshim i prekshëm. Ky është standard i ri. Dhe ky është respekt për pacientët, stafin shëndetësor dhe qytetarët.
Burimi: alfax.mk


