vlen orhan murtezani merr detyren e ambasadorit ne nato 6a85f0e36953e

VLEN: Orhan Murtezani merr detyrën e ambasadorit në NATO

August 19, 2026
1 minut lexim

Emërimi i Orhan Murtezanit si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është arritje me rëndësi të veçantë. Për herë të parë, një shqiptar merr këtë detyrë të lartë diplomatike.

Ky është një mision me përgjegjësi të madhe, veçanërisht në një kohë kur siguria euroatlantike përballet me sfida serioze dhe nga çdo vend anëtar kërkohet angazhim i plotë.
Orhan Murtezani ka përvojën dhe përgatitjen e nevojshme për ta përfaqësuar vendin me dinjitet dhe për të kontribuar në forcimin e rolit të tij brenda Aleancës.

VLEN beson se pozitat e rëndësishme duhet t’u besohen njerëzve të përgatitur.
Orhan Murtezanit i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në NATO.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

madonna befason me nje vizite ne ishullin e korfuzit per festen e 68 vjetorit te saj 6a85ee3b60778
Lajmi i mëparshëm

Madonna befason me një vizitë në ishullin e Korfuzit për festën e 68-vjetorit të saj

mpb qytetaret te mos hapin mesazhe te rreme qe pretendojne se jane derguar nga qyteti i sigurt 6a85f22d5fee6
Lajmi i radhës

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

Të fundit nga

ShkoLartë