mpb qytetaret te mos hapin mesazhe te rreme qe pretendojne se jane derguar nga qyteti i sigurt 6a85f22d5fee6

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

August 19, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 60
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se gjatë periudhës së fundit është vërejtur një rritje e sulmeve të tipitfishing, të cilat realizohen përmes mesazheve të rreme SMS, mesazheve elektronike, ueb  faqeve , aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.
“Mesazhet e rreme supozohet se vijnë nga Departamenti i Mjeteve Motorike, si njoftim nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dhe në to është shënuar një link i rreme përmes të cilit qytetarët udhëzohen për të bërë pagesën e shkeljes së supozuar në trafik”, informojnë nga MPB. 

MPB-ja u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin lidhje apo mesazhe të dyshimta dhe të mos ndajnë asnjëherë të dhëna personale, si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo identifikuesit personalë, përmes kanaleve të paautorizuara.

Gjithashtu, qytetarët duhet të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare – të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta tek institucionet kompetente ose në bankën përkatëse. 
Njoftimet SMS për shkelje të kryer duhet të vijnë nga dërguesi “MVR-SC”. Në tekst duhet patjetër të përfshihet targa e automjetit që ka kryer shkeljen, si dhe linku në formatin e mëposhtëm:
Nga Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe ndërmerr masa për zbulimin dhe sanksionimin e autorë./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen orhan murtezani merr detyren e ambasadorit ne nato 6a85f0e36953e
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Orhan Murtezani merr detyrën e ambasadorit në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë