vlen nje 9 maji shenon unifikimin e pese subjekteve ne nje force te vetme politike 69f5ce32367a6

“VLEN NJË”: 9 maji shënon unifikimin e pesë subjekteve në një forcë të vetme politike

May 2, 2026
1 minut lexim
vlen

Koalicioni VLEN ka njoftuar se më 9 maj, në Ditën e Evropës, do të kurorëzojë procesin e bashkimit në një subjekt të vetëm politik. Sipas njoftimit zyrtar, kjo datë do të shënojë kalimin nga një koalicion partish në një forcë të unifikuar me një emër, drejtim dhe mision të përbashkët.

Në deklaratë theksohet se ky hap synon t’i japë fund fragmentimit politik në kampin shqiptar, i cili, sipas tyre, për vite është paraqitur si pluralizëm, ndërkohë që ka prodhuar përçarje dhe ka favorizuar interesa personale.

Procesi i bashkimit do të vuloset nga 850 delegatë, të cilët pritet të miratojnë shkrirjen e pesë subjekteve politike në një strukturë të vetme. Ky zhvillim konsiderohet nga drejtuesit e koalicionit si një moment historik për përfaqësimin politik të shqiptarëve.

Zgjedhja e 9 majit nuk është e rastësishme. Dita e Evropës simbolizon bashkimin dhe bashkëpunimin, vlera që VLEN synon t’i reflektojë në skenën politike shqiptare.

Në reagimin e tyre, përfaqësuesit e koalicionit e cilësojnë këtë bashkim si një lajm të mirë për qytetarët që kërkojnë përfaqësim më të qartë dhe përgjegjësi politike, ndërsa për ata që, sipas tyre, kanë përfituar nga përçarja, ky zhvillim shihet si sfidë.

Me sloganin “VLEN NJË”, koalicioni pritet të prezantojë strukturën e re dhe të artikulojë prioritetet e tij politike në fazën e ardhshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjykata supreme vendos kamcev nuk ka te drejte per 1 5 milion euro ne rastin reket 69f5cce1074cb
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Supreme vendos: Kamçev nuk ka të drejtë për 1.5 milion euro në rastin “Reket”

propozimi i iranit hapjen e hormuzit me garanci nga shba per heqjen e bllokades 69f5e02692b5d
Lajmi i radhës

Propozimi i Iranit/ Hapjen e Hormuzit, me garanci nga SHBA për heqjen e bllokadës

Të fundit nga

ShkoLartë