vlen nga bdi nuk dhane doreheqje kur ndodhen rastet kunder shqiptareve po vjen koha e pergjegjesise 688fa649eab4e

VLEN: Nga BDI nuk dhanë dorëheqje kur ndodhën rastet kundër shqiptarëve, po vjen koha e përgjegjësisë

August 3, 2025
min lexim

“Si asnjëherë më parë, institucionet dhe partitë politike të pushtetit njëzëri dënojnë ksenofobinë në sport. Por është e pabesueshme që në të njëjtën frymë, një parti që sot flet për dinjitet, në fakt është ajo që në dy dekadat e fundit u ka sjellë më shumë turp dhe dhimbje shqiptarëve se çdo pushtet tjetër në historinë e këtij shteti”, thuhet në njoftimin e koalicionit VLEN.

Nga BDI kërkuan dorëheqjen e zëvendësministrit të Policisë dhe Sportit, Astrit Iseni dhe Safije Sadiki-Shahini por edhe zyrtarët e tjerë të Qeverisë, por nga VLEN-i thonë se asnjëherë nga BDI nuk kanë dhënë dorëheqje, as atëherë kur shqiptarëve u ndodhën tragjeditë më të mëdha.

Reagimi i plotë:

“Nuk dhanë dorëheqje kur ndodhi rasti “Monstra”, dhe shqiptarët u akuzuan si terroristë pa prova;
• As kur ndodhi “Lagjja e Trimave”, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor;
• As kur ndodhi rasti “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan për një vrasje që edhe sot duket e montuar;
• As kur u vra mizorisht vogëlushi Almiri, ndërsa drejtësia e quajti “aksident trafiku” dhe BDI heshti;
• As kur u vra Harun Aliu, ish-luftëtar i UÇK-së, në rrethana të paqarta;
• As kur u publikua enciklopedia antishqiptare;
• As kur fëmijët tanë mësonin nga tekste që shtrembëronin historinë dhe identitetin shqiptar;
• As kur pranuan luanin e VMRO-së si simbol shtetëror;
• As kur u realizua projekti “Shkupi 2014”, pa asnjë element shqiptar në zemër të kryeqytetit;
• As kur u ngrit përmendorja e Car Dushanit, pikërisht para Kuvendit;
• As kur më 27 prill u rrahën deputetët shqiptarë brenda Kuvendit;
• As kur u turpërua i gjithë populli me “Ilinditën” – pasojë e paaftësisë dhe servilizmit të tyre;
• As kur ndodhi tragjedia në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën qytetarë të pafajshëm, pa asnjë dorëheqje;
• As kur ndodhi aksidenti me “Durmo Tours”, pa asnjë drejtësi për viktimat;
• As kur ndodhi tragjedia me “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 persona;
• As kur shpërtheu skandali me “Magjar Telekom” një nga aferat më të mëdha korruptive në vend;
• As kur SHBA vendosi në listën e zezë Artan Grubin, dorën e djathtë të Ali Ahmetit, për lidhje me kasapin e shqiptarëve, Sasho Mijalkov.

Një parti që kurrë nuk ka ndjerë turp, nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka marrë përgjegjësi për asnjërën nga këto tragjedi, nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për të ardhmen e shqiptarëve. BDI nuk është më zëri i shqiptarëve. Ajo është barrë mbi supet e tyre. Po vjen koha e përgjegjësisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrohet vala e te nxehtit gjendje alarmi ne spanje e portugali 688fa5d1d5e75
Lajmi i mëparshëm

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

karikaturat pushtojne majen e lybetenit ne diten pagane te aligjynit 688fa6c16c9f1
Lajmi i radhës

Karikaturat pushtojnë majën e Lybetenit në ditën pagane të Aligjynit

Të fundit nga

ShkoLartë