vlen llaskarca deshmi e deshtimit te sistemit gjyqesor 6aa40b20a40bf

VLEN: Llaskarca dëshmi e dështimit të sistemit gjyqësor

September 11, 2026
min lexim

Partia VLEN ka reaguar pas shfuqizimit të aktgjykimit të Apelit për rastin e tragjedisë së Llaskarcës, duke kërkuar që procedura gjyqësore të mos zvarritet më tej dhe që lënda të trajtohet me përparësi.

Nga VLEN-i thonë se shtatë vjet pas tragjedisë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi, ndërsa kthimi i lëndës për rivendosje, sipas tyre, krijon rrezikun që procesi të zgjatet edhe më shumë.

“Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas kësaj partie, rasti “Durmo Turs”, së bashku me raste të tjera, është dëshmi e problemeve të sistemit gjyqësor. Nga VLEN-i pretendojnë se edhe më herët kanë paralajmëruar për zvarritjen e proceseve dhe për probleme në trajtimin e lëndëve.

“Edhe në dhjetor paralajmëruam se ‘Durmo Turs’, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve”, thuhet në reagim.

VLEN-i ka kritikuar edhe mënyrën e trajtimit të superekspertizës për rastin e Llaskarcës, duke e lidhur këtë me rënien e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë”, deklaron VLEN-i.

Partia kërkon reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe vlerëson se ministri i ri i Drejtësisë ka nisur, sipas tyre, procesin e reformimit të sistemit.

“Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit”, thuhet në reagim.

VLEN-i kërkon që arsyetimi i vendimit të publikohet sa më shpejt dhe që lënda të trajtohet me përparësi, pa vonesa të reja procedurale.

“Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero”, përfundon reagimi i VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anne hathaway shfaq barkun e rrumbullakosur ne eventin e moncler 6aa4087cbfe7f
Lajmi i mëparshëm

Anne Hathaway shfaq barkun e rrumbullakosur në eventin e Moncler

limani duhet ta rikthejme ash ne si subjekt konkurrues dhe faktor serioz ne maqedonine e veriut do ta shfrytezojme te gjithe potencialin njerezor 6aa40c6e7b76d
Lajmi i radhës

Limani: Duhet ta rikthejmë ASH-në si subjekt konkurrues dhe faktor serioz në Maqedoninë e Veriut, do ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin njerëzor

Të fundit nga

Dështon konstituimi i Kuvendit, vazhdon të dielën

Ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e sotme. Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, kryeparlaemtnarja Albulena Haxhiu tha se seanca konstiuive vazhdon të dielën në orën
ShkoLartë