Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka uruar Kosovën për përvjetorin e pavarësisë. Nga VLEN thonë se Kosova sot feston 18-vjetorin e lirisë të fituar me gjak dhe sakrificë.
“Kosova sot feston 18 vite liri e shtetësi, të fituara me gjakun dhe sakrificën e bijve e bijave të saj. Në këtë përvjetor, nuk mund të mos kujtojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj, të cilët sot po gjykohen në Hagë.
Ne besojmë se shpallja e tyre të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë është barazvlefshme me ditën e pavarësisë së vendit. Ata janë pjesë e historisë sonë, e luftës për liri dhe e themelit të shtetit të Kosovës”.
“Lirimi i tyre sa më shpejt është jo vetëm një akt drejtësie, por edhe një rikthim i dinjitetit të popullit shqiptar. VLEN qëndron pranë Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke uruar që ky përvjetor të sjellë më shumë unitet, forcë dhe besim në të ardhmen e përbashkët. Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!”, thonë nga VLEN.
Burimi: botasot.info


