vlen kontrolle per kanabisin mjekesor pergjegjesi per shkelesit 698c550e24294

VLEN: Kontrolle për kanabisin mjekësor, përgjegjësi për shkelësit

February 11, 2026
1 minut lexim

VLEN e mbështet fuqishëm vendimin për kontrolle të jashtëzakonshme ndaj të gjitha kompanive që posedojnë leje për kultivim dhe prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore. Kanabisi mjekësor është çështje serioze dhe e rregulluar me ligj, por nuk do të lejohet që pas “etiketës mjekësore” të fshihet prodhim i paligjshëm industrial dhe rrjedhje në tregun e zi, brenda dhe jashtë vendit.

Afati prej 45 ditëve që institucionet të dorëzojnë raport është për t’u përshëndetur dhe është dëshmi se kontrollet këtë herë po merren seriozisht, me afat dhe me përgjegjësi. Alarmuese është që pas kaq shumë vitesh, Komisioni ndërinstitucional për luftën kundër prodhimit dhe tregtisë së paligjshme të drogës po vihet realisht në funksion. Ky mekanizëm duhej të ishte aktiv çdo ditë, jo të ekzistonte vetëm në letër. Që nga viti 2017 ai ka qenë praktikisht i padukshëm dhe pa rezultate, gjë që nuk është befasi kur dihet se në atë periudhë institucionet udhëhiqeshin nga BDI–LSDM.

VLEN pret që këto kontrolle të nxjerrin në pah kush ka keqpërdorur me licencat, kush ka manipuluar me standardet dhe kush ka përfituar në kurriz të qytetarëve, duke e kthyer një sektor të rregulluar me ligj në burim abuzimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

seanca konstituive rikthen syte nga kuvendi a vuloset sonte qeveria kurti iii 698c2d6e9cba5
Lajmi i mëparshëm

Seanca konstituive rikthen sytë nga Kuvendi: A vuloset sonte Qeveria Kurti III?

rusia shton sulmet me drone ndaj qendrave hekurudhore e infrastruktures se ukraines 698c5544db82c
Lajmi i radhës

Rusia shton sulmet me dronë ndaj qendrave hekurudhore e infrastrukturës së Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë