vlen kongresi i bashkimit po afrohet vlen nje 69f71e6040ed0

VLEN: Kongresi i bashkimit po afrohet, VLEN një

May 3, 2026
1 minut lexim

E ardhmja u përket atyre që dinë të bashkohen rreth vlerave të përbashkëta. Këtë po e dëshmon VLEN.
Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, VLEN mban Kongresin e Bashkimit si një proces i pjekur politik dhe do të dalë prej tij si një forcë e vetme, me një emër, drejtim dhe mision.
Pesë subjekte politike bëhen një trup i vetëm, një forcë që në thelb ka sundimin e ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit, gjyqësor të pavarur, rrugën evropiane, partneritetin me NATO-n dhe mbrojtjen e familjes, traditës, kulturës dhe identitetit.
Në Kongresin e Bashkimit, 850 delegatë do ta vulosin këtë rrugë. Nga bashkëpunimi në bashkim, nga koordinimi në forcë të përbashkët, nga premtimi para shqiptarëve në realitet politik.
Ata që janë mësuar të mbijetojnë nga përçarjet, sot s’janë rehat. Pesë parti po bëhen një dhe kjo ua prish hesapin të gjithëve që kanë jetuar me shpresën se VLEN nuk bëhet. Ja që erdhi dita kur bashkimi po bëhet fakt, ndërsa manipulimi bëhet i pamundur.
Nëntë maji po afron dhe bashkë me të po vjen një VLEN i fuqishëm, i madh dhe i shtrirë nga Likova e deri në Strugë.
VLEN NJË. VLEN po vjen.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shakira shkruan histori me koncertin me te madh ne rio de janeiro 69f7188286f93
Lajmi i mëparshëm

Shakira shkruan histori me koncertin më të madh në Rio de Janeiro

tetovarja e mashtroi se ka ngele shtatzene ia mori 18 mije euro kosovarit 69f71fb0801fd
Lajmi i radhës

Tetovarja e mashtroi se ka ngelë shtatzënë, ia mori 18 mijë euro kosovarit

Të fundit nga

ShkoLartë