vlen komuna e kusherinjve ky eshte emri i ri me te cilin u pagezua komuna e likoves 68e8d27a2237c

VLEN: “Komuna e Kushërinjve” ky është emri i ri me të cilin u pagëzua Komuna e Likovës

October 10, 2025
1 minut lexim

“Komuna e Kushërinjve” ky është emri i ri me të cilin u pagëzua Komuna e Likovës.

Forumi Rinor VLEN Komuna e Likovës dhe Forumi i Gruas VLEN Komuna e Likovës, sot në mënyrë simbolike e shpallën Komunën e Likovës si “Komuna e Kushërinjve”, nën udhëheqjen e kryetarit në ikje Erkan Arifi.

Aktivistët e të dy forumeve vendosën mbishkrime me tekstin “Komuna e Kushërinjve” në hyrje të oborrit të objektit të komunës së Likovës, si shenjë proteste ndaj nepotizmit, abuzimit me detyrën dhe mungesës e transparencës që ka karakterizuar qeverisjen aktuale lokale.

Ky aksion simbolik vjen pas publikimit të skandaleve të shumta, të dokumentuara nga kandidatët për këshilltarë të koalicionit VLEN, që dëshmojnë se kryetari në ikje ka të punësuar në administratën komunale mbi 33 anëtarë të familjes së tij, ndërsa ka shpërndarë qindra mijëra euro tenderë nëpërmjet komunës dhe institucioneve arsimore në duart e kushërinjve të tij të afërt.
Ky fenomen ka shndërruar komunën në një pronë familjare, ku meritokracia është zëvendësuar nga lidhjet farefisnore, ndërsa qytetarët janë lënë jashtë vendimmarrjes dhe zhvillimit.

Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas nëpërmjet këtij aksioni dërgojnë porosi se kjo gjendje e turpshme nuk mund të vazhdojë më gjatë. Komuna e Likovës nuk është pronë e askujt. Ajo është e qytetarëve të saj.

Likova meriton një administratë të pastër, të drejtë dhe profesionale, jo një “komunë të kushërinjve”. Kjo është thirrje për përgjegjësi, drejtësi dhe fund të kapjes familjare të pushtetit lokal.

Forumi Rinor “Vlen Komuna e Likovës”, Forumi i Gruas “Vlen Komuna e Likovës”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Sa shfrytëzohet potenciali turistik i Çarshisë së Shkupit? Izet Mexhiti me plan konkret!

tirana mirepret forumin e investimeve be ballkan perendimor 68e8d3e552798
Lajmi i radhës

Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë