ARTAN GRUBI SPAK

VLEN: Kaseta e prishur e BDI-së nuk e fshin vendimin e Grubit për kazinotë

August 10, 2026
1 minut lexim

BDI-ja vazhdon me kasetën e prishur. Çdo ditë nxjerr nga një trillim e nga një gënjeshtër. Por ky nuk është lajm. Lajm do të ishte sikur BDI-ja, qoftë edhe një herë, ta thoshte të vërtetën.

Sot paskan marrë t’i numërojnë seancat e Qeverisë. Dhe pikërisht këtu bëjnë autogol.

Sa për dijeni të opinionit, përfaqësuesit e VLEN-it kanë kryesuar seanca të Qeverisë. Por, meqë insistoni t’ia varni Artan Grubit në qafë të gjitha fajet tuaja, po jua rendisim disa nga “arritjet” që ai i realizoi në emër të BDI-së.

Po, Artan Grubi ka kryesuar seanca. Madje ka kryesuar edhe seancën ku u mor vendimi që kazinotë të mbinin si kërpudha në çdo mëhallë shqiptare.

Me Grubin “zëvendëskryeministër të parë”, Aleksandar Onishçenko, person në listën e zezë amerikane, mori shtetësi, ndërsa Daka Davidoviqi, gjithashtu në listën e zezë amerikane, u zhyt deri në fyt në pazaret për Tetovën.

Ja për çfarë i shërbente BDI-së kjo pozitë!

Dhe meqë vetë e hapët muhabetin e “zëvendëskryeministrit të parë”, përgjigjuni pyetjes që po jua përsërisim prej ditësh:

A do t’i kërkoni Prokurorisë të tregojë deri ku ka mbërritur çështja për të cilën Artan Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane?

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi asnje seance te qeverise nuk e ka kryesuar zevendeskryeministri i pare shqiptar 6a79dc77409dd
Lajmi i mëparshëm

BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zëvendëskryeministri i parë shqiptar

kfor i nis tranzicionin gradual te pranise nga ura mbi iber lista serbe kundershton 6a79f2f4cf13b
Lajmi i radhës

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe kundërshton

Të fundit nga

ShkoLartë