vlen hapi shtabin zgjedhor ne dollnen prezantohet kandidati per kryetar komune blerim islami 68bc9b1a490a5

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Dollnen, prezantohet kandidati për kryetar komune Blerim Islami

September 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, njoftoi hapjen e shtabit zgjedhor në Dollnen, ku u prezantua edhe kandidati për kryetar komune, Blerim Islami.

FB IMG 1757188735236

“Sonte jemi në Dollnen për ta hapur shtabin për zgjedhjet lokale, si dhe për të promovuar kandidatin për kryetar komune, Blerim Islami,” tha Ibrahimi.

FB IMG 1757188722059

Ai vlerësoi traditën e vendit, duke theksuar: “Gjithmonë kur përmendet Dollneni, të shkon në mendje koncepti i njerëzve punëtorë e mikëpritës, një traditë që është bartur dhe ruajtur gjeneratë pas gjenerate.”

FB IMG 1757188718585

Por, sipas tij, banorët e Dollnenit janë të harruar nga institucionet dhe subjektet politike. “Banorët e Dollnenit janë lënë në mëshirën e fatit, të harruar dhe të papërfillur nga institucionet e shtetit, si edhe nga subjektet politike,” u shpreh ai.

FB IMG 1757188725430

Ibrahimi tha se kandidati për kryetar komune është gjetur lehtësisht: “Nuk e patëm vështirë për ta gjetur kandidatin për kryetar komune, pasi që ku të prekësh në këtë komunë gjen të rinj meritorë për ta ruajtur dhe zhvilluar këtë vend.”

Ai theksoi se VLEN ka një plan të qartë për Dollnenin: “VLEN-i ka program dhe vizion për zhvillimin e kësaj komune. Këtë program do ta zbatojë Blerim Islami me ekipin e tij të fitores.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aniston e curtis te pa shqetesuar pasi frankel zbuloi lidhjen e saj me hipnotizuesin 68bc96f567789
Lajmi i mëparshëm

​Aniston e Curtis të pa shqetësuar pasi Frankel zbuloi lidhjen e saj me hipnotizuesin

nga terreni ne terren sejdiu inspekton punimet ndertimore te shkolles dhe rruges ne fshatin deberce 68bca0ee3f297
Lajmi i radhës

Nga terreni në terren, Sejdiu inspekton punimet ndërtimore të shkollës dhe rrugës në fshatin Dëbërcë

Të fundit nga

ShkoLartë