vlen hap shtabin ne vrapcisht me memet seferin drejt ndryshimit 68ccab3464185

VLEN hap shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!

September 19, 2025
1 minut lexim

“VLEN hapi sonte shtabin e fitores në Vrapçisht, duke shënuar fillimin e rrugëtimit drejt ndryshimit të shumëpritur në këtë komunë. Para një numri të madh të pranishmëve, u pa qartë se vullneti i bashkuar i Vrapçishtit nuk mund të ndalet dhe më 19 tetor do të vulosë fitoren.

Në krye të kësaj gare është kandidati Memet Seferi, avokat i njohur dhe profesionist i respektuar, i cili mishëron vizionin e VLEN-it për një komunë që punon për njerëzit dhe për të ardhmen e fëmijëve të Vrapçishtit.

Tubimi i sotëm tregoi se banorët e Vrapçishtit janë të bashkuar rreth idesë së ndryshimit. Mbështetja e tyre masive është dëshmi e qartë se po hapet një kapitull i ri i përgjegjësisë, punës konkrete dhe shpresës për të ardhmen.

Më 19 tetor, vullneti i bashkuar i Vrapçishtit do të flasë fuqishëm në kutitë e votimit, duke e kthyer shpresën në fitore dhe duke hapur një epokë të re me VLEN dhe Memet Seferin për një komunë që ecën krenare vetëm përpara”, thuhet në komunikatën e VLEN.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 frazat qe kurre nuk duhet ti thoni ne pune 68cca1374e91c
Lajmi i mëparshëm

5 frazat që kurrë nuk duhet t’i thoni në punë

ziadin sela se bashku me arsim dalipin u takuan me shefin e misionit te osbe odihr z matteo mecacci 68ccb1cf6a5fd
Lajmi i radhës

Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci

Të fundit nga

ShkoLartë