vlen faqja qe pretendon te perfaqesoje organizaten diversitet tetove eshte i pavertete 690546d4e04ab

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

November 1, 2025
1 minut lexim

DEMANT

Koalicioni VLEN dëshiron të informojë opinionin publik se publikimi i një postimi të rremë në rrjetet sociale nga faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është plotësisht i pavërtetë dhe i fabrikuar me qëllim manipulimi. Ky postim, që përmban pretendime të pavërteta për takime, qëndrime dhe premtime të përfaqësuesve të VLEN-it, është plotësisht i sajuar dhe me qëllim për të manipuluar opinionin publik gjatë fushatës zgjedhore.

Koalicioni VLEN nuk ka zhvilluar asnjë takim me përfaqësues të kësaj faqeje apo të ndonjë organizate që qëndron pas saj, dhe nuk ka dhënë asnjë garanci apo premtim të natyrës së përmendur në këtë publikim.Kjo është një fushatë e ulët dezinformuese që synon të dëmtojë imazhin e VLEN-it dhe kandidatëve tanë, dhe të ngjallë konfuzion mes qytetarëve. Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve të tilla dhe të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.

Koalicioni VLEN do të ndërmarrë masa ligjore ndaj personave përgjegjës për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

10 gjerat qe kurre nuk duhet ti injoroni ne lidhje me endrrat tuaja 6905359242428
Lajmi i mëparshëm

10 gjërat që kurrë nuk duhet t’i injoroni në lidhje me ëndrrat tuaja

pas ballukut a do thirret kryeministri rama ne spak ja si pergjigjet gazetarja lala 69054836771a2
Lajmi i radhës

Pas Ballukut a do thirret kryeministri Rama në SPAK? Ja si përgjigjet gazetarja Lala

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë