vlen epoke e re ne komunen e shutkes shqipja behet pjese e jetes institucionale 69919ae6ae18f

VLEN: Epokë e re në komunën e Shutkës, shqipja bëhet pjesë e jetës institucionale

February 15, 2026
1 minut lexim
Për herë të parë në historinë e komunës së Shutkës, Këshilli Komunal flet shqip! Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së arritur nga VLEN me pushtetin lokal, e cila garanton respektimin e plotë të dygjuhësisë si vlerë themelore demokratike dhe si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve shqiptarë.
Falë angazhimit tonë, çdo pikë e rendit të ditës përkthehet dhe prezantohet në gjuhën shqipe nga përkthyesi i punësuar në komunë, duke e bërë shqipen pjesë të natyrshme të jetës institucionale. Ky hap historik është dëshmi e fuqisë së marrëveshjes VLEN dhe e vullnetit tonë për ta bërë barazinë gjuhësore realitet, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë.
VLEN ka sjellë ndryshimin që shumëkush e ka pritur për vite me radhë: një komunë e Shutkës ku qytetarët shqiptarë ndihen të respektuar, të përfaqësuar dhe të barabartë. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku dygjuhësia bëhet standard i demokracisë lokale. Me këtë arritje, VLEN dëshmon se fjala e dhënë kthehet në vepër dhe se vizioni ynë për barazi, respekt dhe bashkëjetesë është i prekshëm në çdo vendim dhe çdo mbledhje të Këshillit Komunal.
Fjala jonë bëhet realitet. Shqiptarët në këtë komunë për herë të parë dëgjojnë shqip në institucionet e tyre!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

terheqja e ramush haradinaj nga aak njohesit flasin per prapaskenat dhe arsyet e ketij vendimi 6991736fa9278
Lajmi i mëparshëm

Tërheqja e Ramush Haradinaj nga AAK – Njohësit flasin për prapaskenat dhe arsyet e këtij vendimi!

rregulla te vjetra arme te reja evropa ne test per eksportin e armeve 69919b443df98
Lajmi i radhës

Rregulla të vjetra, armë të reja/ Evropa në test për eksportin e armëve

Të fundit nga

Arbeloa lavdëron Alexander-Arnoldin

Álvaro Arbeloa ka vlerësuar lart performancën e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid pas ndeshjes 4-1 ndaj Real Sociedad. Trajneri madrilen theksoi inteligjencën e anglezit dhe aftësinë e tij për të luajtur në
ShkoLartë