vlen cka po te pengon medreseja bujar osmani 687ab52629294

VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani ?!

July 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 korrik – Bujar Osmani nga BDI dali me reagim pas vendimit të fundit të Qeverisë për Medresenë “Isa Beu” në Shkup. Sipas Osmani, vendimi për Medresenë sërish do të bie në Gjykatë Kushtetuese.

Pas deklaratës së Osmanit, reagon VLENI.

“Ç’faj kanë medresantët për dëshirën tënde të ligë që “Isa Beu” të bie në Gjykatën Kushtetuese, z. Osmani? Çka po të pengon Medreseja?! Ku të dhemb dhëmbi?! A thua një institucion arsimor me traditë fetare është kërcënim për ty? Po sikur të kishe heshtur, në vend që të luteshe për rrëzim të shkollës që ka edukuar breza të tërë?

Sa për dijeninë tuaj, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla. Është reflektuar dhe çdo sugjerim i mëparshëm institucional nga ministritë përkatëse, në një proces të hapur dhe profesional.

Pas më shumë se 40 vjetësh, Medreseja “Isa Beu” më në fund po njihet si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të shtetit.

Ky është një hap drejt drejtësisë dhe barazisë. VLEN është përcaktuar për zgjidhje të qëndrueshme ligjore jo për pazare ditore politike!”, thuhet në reagimin e VLEN-it

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen miraton investime strategjike ne shendetesi dhe infrastrukture vendimet tona ne sherbim te qytetareve 6876cee05a047
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani?!

o nane ata na kishin piketuar zbardhet pergjimi per zyrtaren e kpp qe i vodhen 200 mije euro 687abea9145a7
Lajmi i radhës

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë