MUHAMED ELMAZI VLEN

VLEN: Çka po ndodh në Saraj: Kush po ndërton në pronën e pishinës publike?

July 21, 2025
min lexim

Në Komunën e Sarajit po shpërthen një tjetër skandal urbanistik që ngre shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe ligjshmërinë e vendimeve lokale. Lëvizja VLEN ngre alarmin për ndërtime të dyshimta në zonën e qendrës rekreative sportive, ku sipas përfaqësuesit të saj, Muhamed Elmazi po zhvillohet një projekt ndërtimor pa dokumentacion ligjor dhe jashtë çdo transparence.

Objekt i këtij rikonstruimi është pishina publike, dikur pronë e përbashkët e qytetarëve, që tashmë, sipas VLEN, po zhvendoset në duar private. Elmazi kërkon sqarime urgjente: Kush po ndërton? Me çfarë leje dhe me çfarë të drejte?

Ky është fjalimi i plotë i Muhamed Elmazit, përfaqësuesit të VLEN

Në Komunën e Sarajit po vazhdohet me ndërtime që zhvillohen në mënyrë të fshehtë dhe pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Dëshiroj të informoj opinionin publik se në Saraj është duke u ndërtuar apo rindërtuar një objekt që dikur ishte pasuri publike, pronë e përbashkët e të gjithëve, ndërsa sot është shndërruar në pronë private.

Bëhet fjalë për pishinën e cila gjendet në qendrën rekreative sportive në Saraj, e cila në vitin 2023, nga qeveria e atëhershme e përbërë nga BDI dhe LSDM, iu transformua në pronësi Komunës së Sarajit.

Që nga ajo kohë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë projekt, i cili duhej të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve të Shkupit.

Në Komunën e Sarajit mbizotëron heshtja. Nuk është publikuar asnjë dokument, vendim apo informacion zyrtar lidhur me këtë projekt.

Theksojmë se ndërtimi po zhvillohet pa asnjë tabelë informuese në vendin e punimeve, pa njoftim publik, pa numër të lejes ndërtimore të ekspozuar dhe pa të dhëna për investitorin. Gjithçka po bëhet në fshehtësi të plotë.

Komuna e Sarajit duhet t’u japë përgjigje banorëve të Sarajit dhe opinionit të gjerë:

* Cila është kompania e cila është duke e ndërtuar objektin?

* Kush është investitori dhe me çfarë burimesh po financohet ndërtimi?

* Në çfarë baze ligjore po ndërtohet?

* Kur është marrë vendimi për këtë ndërtim?

Ndërkohë, Qyteti i Shkupit, si çdoherë edhe këtë radhë heshtë kur bëhet fjalë për interesa të kryetarit aktual të Komunës së Sarajit dhe eprorit të tij, Blerim Bexheti, vazhdon të heshtë.

Në të gjitha rastet që lidhen me Blerim Bexhetin, Qyteti i Shkupit sillet sikur nuk është kompetent për mbikëqyrje, inspektim apo për çështje që kanë të bëjnë me tokën ndërtimore dhe ndërtime të paligjshme.

Kërkojmë që Komuna e Sarajit të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe informacionet zyrtare lidhur me këtë objekt.

Kërkojmë gjithashtu nga Qyteti i Shkupit të kryejë një kontroll të plotë inspektues dhe të informojë opinionin publik në mënyrë të qartë, transparente dhe të përgjegjshme. Ju falemnderit

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

POMP BENZINI
Lajmi i mëparshëm

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

SHPORTE SUPERMARKETI
Lajmi i radhës

Vlera e shportës minimale në korrik ka arritur në 65.328 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë