Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,41% në raport me vendimin e datës 1.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,027 %, te nafta për 2,774 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,650 % dhe te mazuti për 0,69% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë/litër.
Nga data 3.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 107,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 109,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 95,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,640 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i ulët për 0,101%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.6.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Story i radhës

Ukraina mund të mbyllë centralin bërthamor në zonën e pushtuar nga Rusia

Të fundit nga