vlen bdi e pengoi 20 vite ndertimin e autostrades shkup bllace per interesa korruptive 6a4c2722a76e8

VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive

July 7, 2026
1 minut lexim

Sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, një investim prej mbi 200 milionë eurosh që më në fund e kthen në realitet një nga projektet më të rëndësishme strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Ajo që për dy dekada mbeti vetëm premtim nga BDI-ja, sot po bëhet realitet me VLEN-in në Qeveri.

Por, ndërsa makineritë përgatiten të hyjnë në terren, një pyetje mbetet e pashmangshme: Pse BDI e mbajti peng këtë projekt për 20 vjet?

Edhe më shqetësuese janë akuzat e bëra publikisht sot në Kuvend, sipas të cilave persona të afërt me BDI-në, përfshirë Artan Grubin, kanë blerë prona përgjatë trasesë së autostradës me qëllim që më pas të përfitonin nga shpronësimi me para të qytetarëve.

BDI urgjentisht duhet t’u japë përgjigje të qarta qytetarëve:

A kanë blerë Artan Grubi dhe persona të afërt me BDI parcela në trasenë e autostradës?

A ishte zvarritja shumëvjeçare e këtij projekti pjesë e një skeme për përfitime private?

Kush janë personat që dyshohet se përfituan nga informacionet dhe ndikimi politik?

Kush mban përgjegjësi që, për shkak të vonesave, kostoja e projektit u rrit me rreth 100 milionë euro?

Qytetarët meritojnë të dinë nëse vonesat ishin rezultat i paaftësisë apo i një skeme kriminale për pasurim në kurriz të interesit publik.

Prandaj, i bëjmë thirrje Prokurorisë që, pa asnjë vonesë, të hetojë të gjitha pretendimet e bëra publikisht për të disatën herë në Kuvend, për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar përgjegjësi për secilin që ka keqpërdorur këtë projekt historik për lidhjen me autostradë të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Koha kur projektet strategjike mbaheshin peng për interesa personale ka marrë fund. Tani është koha e punës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i mbijetoi nente plumbave dhe u shnderrua ne nje nga reperet me te suksesshem ne bote historia e 50 cent 6a4c248a99731
Lajmi i mëparshëm

I mbijetoi nëntë plumbave dhe u shndërrua në një nga reperët më të suksesshëm në botë – historia e 50 Cent

neser nje pjese e madhe e tetoves do te mbetet pa energji elektrike 6a4c2878b5f7e
Lajmi i radhës

Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Të fundit nga

MPJD: Mos kaloni nëpër Serbi

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe ta shmangin kalimin përmes
ShkoLartë