IMG 20261027 WA0017

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

October 27, 2026
1 minut lexim

Pas vitesh pasigurie dhe pritjeje për vazhdimin e kontratave, po hapet rruga për zgjidhjen e një padrejtësie shumëvjeçare ndaj mijëra të angazhuarve me kontrata në institucionet publike. Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it ka nënshkruar dhe dorëzuar, si bashkëpropozues, propozimligjin për kalimin nga angazhimi me kontrata në punësim të përhershëm.

Nisma përfshin të angazhuarit që plotësojnë kushtet në institucionet e përcaktuara në propozimligj. Janë njerëz që kanë punuar me vite, kanë mbajtur përgjegjësi dhe kanë kryer detyrat e tyre, pa e ditur nëse do t’u vazhdohej kontrata.

Ne gjithmonë kemi thënë se vendi i punës dhe buka e familjes nuk guxojnë të përdoren për shantazh apo për t’i mbajtur punonjësit nën varësi politike.

Kalimi në punësim të përhershëm parashikohet të bëhet në faza, sipas afateve të propozimligjit. Ai përfshin edhe mbrojtjen e të angazhuarve gjatë procedurës, kontrollin e mjeteve financiare dhe masa që punonjësit të mos mbahen me vite me kontrata të përkohshme.

Deputetët e VLEN-it do të angazhohen për miratimin e kësaj zgjidhjeje, pa bërë asnjë dallim, çfarëdo qoftë ai. Me miratimin dhe zbatimin e ligjit, puna shumëvjeçare e këtyre njerëzve do të shoqërohet më në fund me sigurinë që u ka munguar.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet e vdekur nje grua ne gjorce petrov me shenja dhune 6ae0ce21d89d9
Lajmi i mëparshëm

Gjendet e vdekur një grua në Gjorçe Petrov me shenja dhune

raportoi dhunen dhe kerkoi mbrojtje por u vra pak ore me vone cfare deshtoi ne rastin e arlinda zekajt 6ae0e8c69b769
Lajmi i radhës

Raportoi dhunën dhe kërkoi mbrojtje, por u vra pak orë më vonë – çfarë dështoi në rastin e Arlinda Zekajt?

Të fundit nga

ShkoLartë