vlen arben fetai shkaterroi planet e bdi se dhe pengjeve te gjokes ndryshimi nuk ndalet vlen misherim i duarve te pastra 68b1665b0a599

VLEN: Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës, ndryshimi nuk ndalet, VLEN mishërim i duarve të pastra!

August 29, 2025
1 minut lexim

Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit, Arben Fetai. Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen të njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm.

Këto sulme dëshmojnë vetëm një gjë: fuqia e VLEN-it i ka shkatërruar planet e BDI-së dhe të Taravarit me klanin e Gjokës. Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të çrrënjosur keqpërdorimet, korrupsionin dhe lidhjet mafioze që e kanë mbajtur peng shtetin për dy dekada.

VLEN ka një dallim thelbësor me BDI-në dhe patericat e saj: Asnjë qindarkë publike nuk është keqpërdorur nga përfaqësuesit tanë. Pasuria dhe integriteti i tyre janë libër i hapur, çdo cent i fituar ndershmërisht. Asnjë kompromis dhe asnjë kontakt me BDI-në, distanca jonë është e qartë, sepse kushdo që prek BDI-në, njolloset nga kalbësia e tyre morale. Vendimmarrja jonë është e lirë, e pa-ndikuar dhe e pa-shantazhuar, sepse varësia jonë e vetme është ndaj popullit dhe kombit tonë, jo ndaj oligarkëve dhe bosëve të drogës.

Prandaj, sulmet e tyre të orkestruara nga prapaskena janë thjesht dëshpërim. Ata nuk guxojnë të përballen me akuza reale, me fakte dhe me argumente, sepse e dinë se VLEN është mishërimi i duarve të pastra dhe i politikës së ndershme.

Le të shpifin me profile të rreme, le të lehin mercenarët e tyre digjitalë, karvani i VLEN-it ecën përpara i pandalshëm, duke ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët fuqizohen, jo shfrytëzohen, një të ardhme pa BDI-në, pa paterica dhe pa pengje të Gjokës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti promovon bartësin e listës për këshilltarë, aktivistin e sektorit civil Muhamed Murtezi (VIDEO)

VETURA 2
Lajmi i radhës

Toshkovski: Nga 1 janari 2026 dënime me burg dhe konfiskim i përhershëm i veturave për shkeljet e regjistruara nga kamerat

Të fundit nga

ShkoLartë