vlen 79 vende te reja pune per shqiptaret po e bejme ndryshimin te prekshem 6893a0aa47c0f

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

August 6, 2025
1 minut lexim

VLEN me kënaqësi njofton opinionin publik se janë realizuar 79 punësime të reja, si rezultat i angazhimit të palëkundur për përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore. 35 punësime të përhershme në Postën e Maqedonisë së Veriut. 17 punësime në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor
Këto punësime nuk janë vetëm statistika, janë mundësi të reja për dhjetëra familje, janë siguri ekonomike dhe shpresë për qytetarët tanë që për vite me radhë ishin lënë jashtë institucioneve nga politika e përjashtimit të qeverive të mëparshme.
Ky rezultat është fryt i punës së palodhur të: Orhan Kurtishit, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxhës, Zëvendësministrit të Bujqësisë, dhe bashkëpunimit të koordinuar të kuadrove tona në Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Këto nuk janë thjesht vende pune, janë korrigjim historik i padrejtësive shumëvjeçare. Janë zbatim i zotimeve tona, janë manifestim i vullnetit të ndryshimit që e kemi premtuar dhe po e realizojmë.
VLEN po dëshmon çdo ditë se kur shqiptarët përfaqësohen me dinjitet, rezultatet nuk mungojnë. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit tonë drejt një shteti ku puna, merita dhe dinjiteti janë vlera mbi të cilat ndërtohet e ardhmja. VLEN sepse e kemi seriozisht. Sepse po ndryshojmë realitetin!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai reagon ashper ndaj shpifjeve te bdi se jane terbuar si qen te eger vazhdoni funderrina 6893a0a7516b8
Lajmi i mëparshëm

Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen të egër, vazhdoni fundërrina!

vrasje ne bardovce personi i cili me pare e kishte vrare nenen e tij levizte i lire ne shkup 6893a5965ba23
Lajmi i radhës

Vrasje në Bardovcë/Personi i cili më parë e kishte vrarë nënën e tij, lëvizte i lirë në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë