fetai reagon ashper ndaj shpifjeve te bdi se jane terbuar si qen te eger vazhdoni funderrina 6893a0a7516b8

Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen të egër, vazhdoni fundërrina!

August 6, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga eksponentët kryesorë të VLEN-it, Arben Fetai, ka reaguar me tone të ashpra ndaj, siç i quan ai, “shpifjeve të ulëta” që vijnë nga eksponentë të BDI-së.

Në një status në rrjetet sociale, Fetai i ka cilësuar “ushtarët e Zllatan Grubit” si “të shkatërruar moralisht, të dërmuar politikisht dhe të dëshpëruar nga humbja e çdo pushteti”, duke theksuar se janë duke fabrikuar “gënjeshtra të neveritshme” dhe duke manipuluar dizajnin e VLEN-it për t’i atribuuar atij fjalë që, sipas tij, as nuk i ka thënë, e as menduar ndonjëherë. “Këto janë trillime të poshtra të një partie të kalbur, që për 22 vjet e ndërtoi pushtetin mbi gënjeshtra, vrasje dhe krim. Sulmet e tyre të fëlliqura nuk janë gjë tjetër veçse dëshmia që ne jemi në rrugën e duhur. Po i çrrënjosim nga shteti, po ua shkatërrojmë pazaret e pisëta, po ua çmontojmë sistemin e tyre kriminal”, ka theksuar Fetai.

Ai ka shtuar se çdo gënjeshtër që hidhet kundër tij dhe VLEN-it “vetëm sa forcon vendosmërinë” për të vazhduar me çmontimin e asaj që ai e quan “regjim i BDI-së”.
Në fund, ai e përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Vazhdoni fundërrina!”.

Burimi: lajme24.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderron jete aktorja e walking dead 68939c6eb78ae
Lajmi i mëparshëm

Ndërron jetë aktorja e Walking Dead

vlen 79 vende te reja pune per shqiptaret po e bejme ndryshimin te prekshem 6893a0aa47c0f
Lajmi i radhës

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë