vlen 24 muaj ne sherbim te qytetareve 6a42290f88f1b

VLEN: 24 muaj në shërbim të qytetarëve

June 29, 2026
1 minut lexim
Screenshot 3 4 2

VLEN shënoi 24 muaj qeverisje nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, duke dëshmuar se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet.

Dy vite më parë, VLEN mori përsipër një sfidë të madhe: ta rikthejë besimin e qytetarëve te politika që punon. Jo me fjalë e arsyetime pa fund, por me vendime që zbatohen, projekte që realizohen dhe rezultate që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Gjatë këtyre 24 muajve janë realizuar reforma dhe projekte që për vite me radhë kishin mbetur vetëm premtime. Ligje me rëndësi strategjike, investime në komunat shqiptare, mbështetje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe zhvillimin lokal, si dhe projekte infrastrukturore që po ndryshojnë situatën në terren, janë dëshmi se qeverisja e përgjegjshme jep rezultate.

Një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë edhe avancimi i përfaqësimit dhe rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe fuqizimi i zërit të tyre në vendimmarrje. VLEN ka qenë pjesë aktive e këtij ndryshimi, duke e kthyer përfaqësimin në praktikë dhe duke rritur ndikimin institucional në proceset vendore dhe shtetërore.

Bilanci i këtyre dy viteve dëshmon se ndryshimi nuk ndërtohet mbi retorikë, por mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ky është standardi që VLEN ka vendosur në qeverisje, një qeverisje ku shqiptarët kanë rol më të fuqishëm në institucione, ku vendimmarrja sjell efekt dhe ku politikat përkthehen në përmirësim të jetës së qytetarëve.

Ky është orientimi që VLEN do të vazhdojë ta ndjekë edhe në të ardhmen: me më shumë përgjegjësi, më shumë efikasitet dhe më shumë rezultate për çdo qytetar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

abbey clancy terheq vemendjen me fotosesion provokues ne instagram 6a42251d7bf78
Lajmi i mëparshëm

Abbey Clancy tërheq vëmendjen me fotosesion provokues në Instagram

pakistani sulmon afganistanin vret 29 ushtare te grupeve terroriste 6a423b0ade008
Lajmi i radhës

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

Të fundit nga

ShkoLartë