Slovani nga Bratisllava shumë rendë e ka përjetuar humbjen 2:0 nga skuadra shqiptare Shkëndija e Tetovës.
Ndeshja u luajt mbrëmë në stadiumin në Shkup në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll.
Trajneri i Slovanit, Vladimír Weiss Jr, tha:
“Nuk jemi në formë të mirë për momentin.
Kjo u ndodh edhe skuadrave më të mëdha.
Po luajmë praktikisht pa një sulmues qendror dhe është e vështirë të luash pa u përplasur me të ose pa mbajtur topin siç ishte me kapitenin e tyre, i cili luajti një ndeshje të shkëlqyeshme.
Kemi një problem.
Andrazh nuk po luan, Kuchareviq nuk po luan, Tigran nuk po luan,
Toliq nuk po luan, Ignatenko nuk luajti. Nuk është justifikim, është realitet. Ka mjaftueshëm lojtarë.
Ekipi është dobësuar nga cilësia e këtyre lojtarëve, veçanërisht në sulm, dhe kjo është edhe arsyeja pse nuk mund të shënojmë gol”.
Burimi: botasot.info


