vjehrri befason gimbon i con mesazh ne emision 6a5f423b902cb

Vjehrri befason Gimbon, i çon mesazh në emision

July 21, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e djeshme, çifti i njohur nga edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, ishin të ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, përballë moderatorëve Shëndrit Lumi dhe Saranda Bujupi Rama.

Gjatë kësaj interviste tejet personale, ata folën hapur mbi jetën e tyre pas daljes nga BBVA, zhvillimet në karrierë, si dhe planet e përbashkëta për të ardhmen.

Pjesa më emotive e mbrëmjes ishte pa dyshim një mesazh surprizë që DJ Gimbo mori nga babai i Selinës, Toni, i cili jeton larg trojeve shqiptare. Toni nuk i kurseu fjalët e mëdha dhe mirënjohjen për partnerin e vajzës së tij, duke theksuar ndikimin pozitiv që ai ka pasur në jetën e tyre.

“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time. Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi,” u shpreh ai në mesazhin e tij plot dashuri.

I lumtur nga kjo surprizë e ëmbël në emision, DJ Gimbo u përgjigj duke e falënderuar përzemërsisht dhe duke i përcjellë gjithashtu dashurinë e tij (“Shumë faleminderit, të dua”).

Në vijim të bisedës, çifti ndau me publikun edhe detaje nga fillimet e tyre. I pyetur nga Shendriti për përshtypjet dhe ndjesitë e takimit të tyre të parë, Gimbo u shpreh thjesht dhe me buzëqeshje se gjithçka “ka qenë shumë mirë”, duke konfirmuar edhe një herë harmoninë që gëzojnë pranë njëri-tjetrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

terheqja e trupave izraelite ushtria libaneze vendoset ne qytetin jugor zawtar al gharbiyeh 6a5f4172f04f9
Lajmi i mëparshëm

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

izet mexhiti pasneser nis edicioni i pare i festivalit internacional te muzikes carshia 6a5f44e1e252c
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Pasnesër nis edicioni i parë i Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”

Të fundit nga

ShkoLartë