izet mexhiti pasneser nis edicioni i pare i festivalit internacional te muzikes carshia 6a5f44e1e252c

Izet Mexhiti: Pasnesër nis edicioni i parë i Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”

July 21, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se pasnesër nis edicioni i parë i Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”, një nismë e Komunës së Çairit që synon ta kthejë festivalin në një traditë të përvitshme kulturore.

“Pasnesër nis edicioni i parë i Festivali Internacional të Muzikës ‘Çarshia’, një nismë e Komunës së Çairit, që lindi nga bindja se kultura është një nga themelet mbi të cilat ndërtohet identiteti i një vendi.

Për katër net me radhë, Suli Hani dhe Kurshumli Hani do të mbushen me tinguj të muzikës klasike, operës, flamenkos dhe serenatave korçare. Çarshia e Vjetër ka qenë gjithmonë një hapësirë takimesh, ku janë kryqëzuar njerëz, kultura dhe histori. Këto ditë, asaj historie do t’i shtohet edhe muzika.

Qëllimi ynë është ta shndërrojmë Festivalin ‘Çarshia’ në një traditë të përvitshme, që e pasuron jetën kulturore të Shkupit dhe e vendos qytetin gjithnjë e më shumë në hartën kulturore të rajonit.

Ju ftoj të jeni pjesë e këtij fillimi. Çdo traditë e madhe ka nisur me një hap të parë. Uroj që, pas shumë vitesh, Festivali ‘Çarshia’ të jetë një nga ato ngjarje me të cilat identifikohet Shkupi”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjehrri befason gimbon i con mesazh ne emision 6a5f423b902cb
Lajmi i mëparshëm

Vjehrri befason Gimbon, i çon mesazh në emision

mexhiti carshia do ti shijoje tingujt e muzikes klasike operes flamenkos dhe serenatave korcare 6a5f463736466
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çarshia do t’i shijojë tingujt e muzikës klasike, operës, flamengos dhe serenatave korçare

Të fundit nga

ShkoLartë