vjedhja ne muzeun e luvrit adn ja zhbllokoi hetimet dhe zbuloi autoret e grabitjes 68ff408a0285e

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

October 27, 2025
1 minut lexim

Një gjurmë ADN-je ishte ajo që “zhbllokoi” hetimet dhe çoi në identifikimin e autorëve të grabitjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke përfunduar me arrestimin e dy personave të shtunën në mbrëmje.

Sipas BFMTV, që citon një burim pranë hetimit, njëri nga të dyshuarit u identifikua falë një “gjurme vendimtare ADN-je” të gjetur në vendngjarje.

Që pas “grabitjes së shekullit”, policia mjeko-ligjore ka qenë në kërkim të çdo prove të mundshme. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi të enjten se nga vendi i ngjarjes janë mbledhur mbi 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe elementë të tjerë provues.

Shefja e policisë mjeko-ligjore, Perrine Rogiez-Thubert, shpjegoi për BFMTV se hetuesit kanë punuar me gjurmë “të pasura”, si gjak, pështymë ose spermë, por edhe me gjurmë “të dobëta”, të lëna në objekte që autorët mund të kenë prekur.

Në vendngjarje janë gjetur disa sende që mund të përmbajnë ADN, si një helmetë, një radio dore, një jelek i verdhë dhe dy rrota prerëse metalesh. Pas mbledhjes, mostrat janë analizuar në laborator për të ndërtuar profilin gjenetik të personave të përfshirë.

Hetimi mori përshpejtim pasi njëri nga të dyshuarit tentoi të arratisej. Ai u identifikua gjatë testimeve të ADN-së dhe më pas u arrestua.

Të dy burrat e arrestuar janë rreth 30 vjeç dhe banorë të Aubervilliers, një periferi veriore e Parisit, në departamentin Saint-Denis, e njohur për popullsinë e saj të dendur dhe shumëkulturore. Roli i tyre i saktë në grabitje ende nuk është përcaktuar, por ata konsiderohen “të dyshuarit kryesorë”.

Sipas gazetës franceze “Le Monde”, njëri prej tyre ka shtetësi franceze dhe algjeriane dhe u arrestua në aeroportin Roissy–Charles de Gaulle, teksa përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë. I dyshuari tjetër është shtetas francez.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe plaçkën e grabitur, e cila vazhdoi të mbetet e pagjetur.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gavin newsom mendon te kandidoje ne garen presidenciale te vitit 2028 68ff3ede639f3
Lajmi i mëparshëm

Gavin Newsom mendon të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2028

moti i keq rreshqitje dherash dhe probleme me energjine ne qarkun e kukesit 68ff4398c1e2a
Lajmi i radhës

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

Të fundit nga

ShkoLartë