vitesse fiton betejen ligjore 68b828d523713

Vitesse fiton betejën ligjore

September 3, 2025
1 minut lexim

Në një kthesë të papritur ngjarjesh, Vitesse e ka fituar betejën ligjore kundër Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me Gjykatën Civile të Arnhemit që ka vendosë në favor të klubit.

Ky vendim do të pezulloj vendimin e KNVB-së për të revokuar licencën profesionale të Vitesses dhe do ta detyroj federatën holandeze të futbollit ta rivendoste menjëherë klubin në ligën profesionale.

Ky zhvillim do është një përmbysje tronditëse e fatit për Vitessen, e cila më parë ishte hequr nga orari i ligës pasi KNVB i kishte revokuar dy herë licencën.

Klubi kishte bërë një apel të fundit në një gjykatë civile pasi humbi çështjen e parë gjyqësore. Një vendim zyrtar erdhi sot duke konfirmuar mbijetesën e klubit.

Saga ligjore ka vazhduar prej muajsh, duke rrjedhur nga keqmenaxhimi financiar i Vitesses dhe lidhjet e dyshuara me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich. Licenca profesionale e Vitesse u revokua pasi KNVB zbuloi një “model shumëvjeçar mashtrimi, anashkalimi dhe minimi të sistemit të licencimit”.

Vitesse përballej me perspektivën e zymtë të shpërbërjes së plotë ose të vazhdimit si një ekip amator. Një vendim në favor të tyre tani sinjalizon një kapitull të ri për klubin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimet jane stratosferike berisha 35 euro pakoja e detergjentit do plasi morri dhe zgjebja ne te katert anet e vendit 68b8287559a4b
Lajmi i mëparshëm

“Çmimet janë stratosferike!”- Berisha: 35 euro pakoja e detergjentit, do plasi morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit!

ky papagall thyen rekordin boteror per njohjen me te shpejte te ngjyrave 68b828e09a3dd
Lajmi i radhës

Ky papagall thyen rekordin botëror për njohjen më të shpejtë të ngjyrave

Të fundit nga

Shpërthejnë lojtarët e Interit pas humbjes

Interi ka reaguar me zhgënjim të madh pas humbjes në San Siro kundër Liverpoolit, një ndeshje e vendosur nga një penallti që zgjoi shumë polemika. Vendimi i arbitrit gjerman Felix Zwayer erdhi
ShkoLartë