visar ganiu komuna e cairit perkrah fuqishem artin dhe te rinjte pjesemarrje ne ekspoziten e institutit te modes izet curi 685f13bfc2b75

Visar Ganiu: Komuna e Çairit përkrah fuqishëm artin dhe të rinjtë – pjesëmarrje në ekspozitën e Institutit të Modës “Izet Curi”

June 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 qershor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në ekspozitën studentore të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi”, një ngjarje që u zhvillua në një atmosferë plot finesë dhe krijimtari artistike.

Nëpërmjet këtij aktiviteti, që u mbështet nga Komuna e Çairit, u promovua talenti i brezit të ri të dizajnerëve të rinj, të cilët përmes punimeve të tyre prezantuan profesionalizëm, identitet dhe guxim artistik. Ekspozita u realizua në kuadër të temës së përzgjedhur për këtë vit, duke reflektuar një nivel të lartë kreativiteti dhe përkushtimi, përcjell Zhurnal.mk.

Kryetari Ganiu theksoi se Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështesë nismat që fuqizojnë artin, edukimin dhe të rinjtë me vizion, duke vlerësuar lart punën e profesorit Izet Curi për kontributin e tij të çmuar në edukimin e një gjenerate të re dizajnerësh.

“Krijimet e paraqitura ishin dëshmi e një pune të palodhur dhe e një shpërthimi talenti që meriton përkrahje institucionale. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave artistike dhe në mbështetjen e të rinjve kreativë”, theksoi Ganiu.

Ekspozita u vlerësua si një platformë frymëzuese për të rinjtë dhe një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të talenteve vendore në fushën e modës dhe artit bashkëkohor.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish ministri i jashtem i ukraines tregon se cilat jane masat qe mund te marre be ndaj orbanit te hungarise 685f10aa8e15d
Lajmi i mëparshëm

Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës tregon se cilat janë masat që mund të marrë BE ndaj Orbanit të Hungarisë

IMG 6029
Lajmi i radhës

MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë