U kthye në një bisedë e sikletshme mes kryeministrit Australian dhe vartësit të tij, një moment jo aq i përshtatshëm mes dy politikanëve australiane. Ka qenë një moment kur mikrofoni i kryeministrit australian, Anthony Albanese mbeti i ndezur, por që me gjasë ai nuk e kishte vërejtur, që po tërheq vëmendjen në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Antalia, Turqi.
Sipas mediave të huaja, Anthony Albanese po bisedonte me ministrin e tij për klimën, Chris Bowen, në intervalin mes takimeve në COP31, lidhur me rreziqet e rrezatimit nga telefonat celularë, kur mes kolegëve të kabinetit lindi një shaka për organet gjenitale.
“A e mban telefonin këtu?”, pyeti kryeministri, duke vendosur dorën në xhaketën mbi zemër.
Kur Bowen u përgjigj se “zakonisht” e mban në xhepin e brendshëm të xhaketës, Albanese i dha një këshillë me një fjalë të vetme: “Mos”.
Prime Minister Anthony Albanese and Energy Minister Chris Bowen have been caught in a cheeky exchange during a break at the COP31 climate conference in Türkiye. Watch the full Late News bulletin: https://t.co/OD1pXIapm6 https://t.co/Ljp6dcVuGD
— 10 News (@10NewsAU) November 13, 2026
Kujtojmë që Albanese pati folur publikisht për origjinën arbëreshe të familjes së tij.
Burimi: botasot.info


