vinicius jr eshte kthyer ne ceshtje te real madrid 687b67d038cb7

Vinicius JR është kthyer në çështje te Real Madrid

July 19, 2025
1 minut lexim

Vinicius JR është kthyer në çështje te Real Madrid. Kohëve të fundit, sulmuesi brazilian nuk është në formën optimale, duke mos qenë protagonist siç ishim mësuar muaj më parë.

Megjithatë, Vini JR nuk i thotë jo një rinovimi. Por për të firmosur kontratën e re, sulmuesi ka një Kusht. Nga 10 milionë euro pagë (neto) që përfiton momentalisht, 25-vjeçari kërkon shumë më tepër për të rinovuar.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Brazilit dëshiron plot 30 milionë euro pagë (neto) plus bonuse, për të hedhur firmën mbi kontratën e re. Kjo mund të bëjë, që “Los Blancos” të mendojnë shitjen e tij që këtë merkato verore.

Vlen të theksohet se admiruesit e Vini JR janë të shumtë, sidomos në Arabinë Saudite, aty ku edhe mund t’i plotësojnë dëshirat ekonomike.

Kujtojmë se në total, Vinicius ka luajtur me Real Madrid plot 322 ndeshje. Ai ia ka dalë që trë shënojë 106 gola dhe të asistojë në 83 të tjerë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

levizte ne shetitoren e shengjinit me arme zjarri me fishek ne fole pranga 21 vjecarit 687b675887cd4
Lajmi i mëparshëm

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit

do te perballet me ligjin svecla flet per rastin e arrestimit te ndihmesit te petkoviqit 687b67d358fe6
Lajmi i radhës

“Do të përballet me ligjin”, Sveçla flet për rastin e arrestimit të ndihmësit të Petkoviqit

Të fundit nga

ShkoLartë