vijon pezullimi i lundrimit ne detin e vlores nuk lejohen udhetimet drejt italise dallget arrijne deri ne 7 balle 695cf3f4dec05

Vijon pezullimi i lundrimit në detin e Vlorës, nuk lejohen udhëtimet drejt Italisë, dallgët arrijnë deri në 7 ballë

January 6, 2026
1 minut lexim

Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për të gjitha anijet e vogla dhe peshkarexhat, si dhe moslejimi i lundrimit drejt Italisë, për shkak të erërave të forta dhe detit me dallgë deri në 7 ballë në det të hapur.

Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar mjetet e vogla lundruese, përfshirë tonazhin e lehtë si dhe mjetet e peshkimit, që të qëndrojnë të ankoruara dhe te presin një njoftim të dytë, pasi, sipas parashikimeve, moti është përkeqësuar dhe ekziston rreziku i mbytjes se tyre.

Trageti parashikohet të niset në mbrëmje nga Brindisi drejt Vlorës, dhe kjo varet nga ndryshimi i erës dhe dallgëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapen 1233 mjete piroteknike ne orizare te likoves arrestohet pronari 695ce76fad34c
Lajmi i mëparshëm

Kapen 1233 mjete piroteknike në Orizarë të Likovës, arrestohet pronari

armando broja e nis nga minuta e pare ndeshjen kunder united 695cf453a3a69
Lajmi i radhës

Armando Broja e nis nga minuta e parë ndeshjen kundër United?

Të fundit nga

ShkoLartë