Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, largohen me karotrrec makinat e parkuara

July 6, 2025
1 minut lexim

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka vijuar edhe në orët e mbrëmjes së sotme.

Struktura të policisë së Vlorës, forcat e policisë rrugore, si dhe drejtues të Bashkisë së Vlorës, ndodhen sërish në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Këtë mbrëmje, vëmendja është përqendruar te mjetet e parkuara në zona që janë hapësira publike, të cilat po largohen me karrotrec. Të gjitha automjetet e bllokuara transportohen në pika të caktuara bllokimi, ku më pas ndaj pronarëve të tyre vendosen edhe masa administrative.

Sipas autoriteteve, aksioni do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, me qëllim lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

FRASH fuqizon rrjetin rinor në të gjitha zonat zgjedhore

Të fundit nga

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë personale. Ajo u pyet se sa para ka fituar nga pjesëmarrja në filmin Hollywoodian, “Fifth Element”. Sa
ShkoLartë